Thirrjet e hapura
Grante urgjenteGrantet Urgjente ofrojnë mundësinë e intervenimit të shpejt dhe me kohë nga shoqëria civile për t’iu përgjigjur çështjeve të identifikuara që kontribuojnë drejt qëllimit të programit EJA Kosovë. Granti u mundëson akterëve të ndryshëm të identifikojnë mundësi për kontribut dhe reagim të shpejtë për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të aplikuar dhe reaguar përmes instrumenteve të tjera dhe thirrjeve të rregullta siç janë grantet për projekte. Për t’u kualifikuar për mbështetje, aplikantët duhet të arsyetojnë nevojën për reagim të shpejtë dhe si do të rrezikohej fusha në të cilën veprohet në mungesë të një reagimi të menjëhershëm.

Grante e vogla për projekteGrantet e vogla për projekte kanë për qëllim të ofrojnë rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individë, nisma të paregjistruara ose organizata joqeveritare që paraqesin idetë më bindëse dhe inovative që kanë potencial për avancimin e qëllimeve dhe objektivave të programit. Grantet e vogla për projekte do të mbështesin veprime specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve që adresojnë çështje konkrete, qoftë të një natyre më sistematike ose më të kufizuar në shtrirje dhe kohëzgjatje. Për më tepër, këto grante synojnë të mbështesin nismat e individëve, nismave të paregjistruara ose organizatave joqeveritare për projekte më të fokusuara dhe afatshkurtra. Nismat e shoqër
