Registration Albanian

Regjistrimi / Si të hapim një llogari

 

Për të aplikuar në thirrjet e hapura për grante, së pari duhet të regjistroheni në platformë.

Në këndin lartë djathtas mund të zgjidhni gjuhën e faqes. Në meny, pranë ndërruesit të gjuhës, mund të shihni butonin për Regjistrim (Foto 1).

 

Foto 1

 

 

Pasi të klikoni "Regjistrohu" do të hapët një faqe e re me fusha ku duhet të futni të dhënat për regjistrim. (Foto 2). Fushat e detyrueshme janë: Emri i përdoruesit, adresa e postës elektronike, Emri dhe mbiemri. Ju rekomandojmë që të plotësoni të gjitha fushat. Kur të përfundoni futjen e informatave, mund të klikoni mbi butonin "Krijo një llogari të re"Pasi të klikoni mbi atë, butoni do të ju ridrejtojë në faqen ku do të shihni mesazhin: Mesazhi me udhëzime është dërguar në adresën tuaj të postës elektronike.

 

Foto 2

 

 

Pas kësaj, duhet të kyçeni në adresën elektronike që keni dhënë gjatë krijimit të llogarisë ku do të shihni mesazhin. (Foto 3).

 

Foto 3

 

 

Në Inboxin e juaj duhet të ju paraqitet mesazhi: Detajet e llogarisë së Fondacionit Kosovar për Shoqëri civile...(Foto 3). Nëse nuk e shihni mesazhin në Inbox, ju lutemi kontrolloni skedarët Spam/Junk/Promotions.

Pasi të hapni mesazhin, do të shihni përmbajtjen e mëposhtme. (Foto 4).

 

 

Foto 4

 

 

Për të vazhduar procesin e regjistrimit, duhet të ndiqni udhëzimet e dhëna në mesazh. Klikoni në vegëzen e duhur ose kopjojeni në shfletuesin tuaj të internetit. Pasi të klikoni vegëzen hapet faqja "Rivendos fjalëkalimin" (Foto 5).

 

 

Foto 5

 

 

Në këtë faqe duhet të klikoni butonin "Identifikohu"i cili do të ju ridrejtojë në faqen tjetër (Foto 6).

 

 

Foto 6

 

 

Në këtë faqe (Foto 6), duhet të shënoni fjalëkalimin që do të përdorni kur të kyçeni në llogarinë tuaj. Formulari kërkon që të vendosni të njëjtin fjalëkalim që keni shënuar në fushën "Fjalëkalimi" në fushën "Konfirmo fjalëkalimin" në mënyrë që të mund të vazhdoni. Gjithashtu, këtu keni mundësinë të ndryshoni gjuhën në të cilën do të ju shfaqet faqja dhe formularët e aplikimit kur të identifikoheni. Pasi të përfundoni plotësimin e fushave, duhet të klikoni butonin "Ruaj". Duke klikuar në "Ruaj", butoni do t'ju ridrejtojë në faqen kryesore me mesazhin "Ndryshimet janë ruajtur".

Në foton 7, ju mund të shihni faqen ku do të ridrejtoheni pasi të klikoni butonin "Ruaj".

 

 

Foto 7

 

Pas procesit të regjistrimit, Ju vazhdoni të jeni i kyçur, dhe mund të filloni menjëherë të plotësoni formularin e aplikimit.